E enjte, 20 Gusht 2026

Një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin për âMashtrim të konsumatorëveâ, pasi një familje kishte paguar 1 mijë e 150 euro për bileta avioni që nuk mundi tâi shfrytëzonte.
Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës, përkatësisht njësitet e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas një ankese të pranuar më 15 korrik 2026 nga Inspektorati i Tregut (MINT).
Sipas dyshimeve të ngritura, viktima së bashku me familjen e tij kishte blerë gjatë korrikut të vitit 2025 bileta avioni për linjën Hamburg-Prishtinë dhe anasjelltas, në vlerë prej 1 mijë e 150 eurosh.
“Përkundër pagesës së biletave, personat në fjalë nuk kanë mundur tëi realizojnë fluturimet në asnjërin drejtim. Si pasojë, ata janë detyruar të shfrytëzojnë fluturime të tjera duke blerë biletat përkatëse, veprim ky që u ka shkaktuar një dëm shtesë prej 1,600.00 eurosh”, thotë Policia, transmeton Klankosova.tv.
Personi përgjegjës i kompanisë , siç thuhet, ishte intervistuar fillimisht më 28 korrik 2026. Në konsultim me prokurorin, atij i ishte dhënë mundësia dhe afati për të riparuar dëmin e shkaktuar. Por, sipas Policisë, dëmi nuk është riparuar.
Sot, më 20 gusht 2026, i dyshuari është intervistuar sërish, këtë herë në prani të avokatit të tij mbrojtës.
Sot, më 20 gusht 2026, i dyshuari është intervistuar përsëri në prani të avokatit të tij mbrojtës. Meqenëse i njëjti nuk e ka riparuar dëmin e shkaktuar, pas përfundimit të intervistimit, me aktvendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë me dyshimet për kryerje të veprës penale Mashtrim i Konsumatorëve nga neni 292 i KPRK-së”, thuhet në komunikatën për media./Klankosova.tv
Burimi: klankosova
