Indi: 24-vjeçarja ia prenë penisin shëruesit të popullit i cili tentoi ta përdhunonte


E diel, 21 Maj 2017

Indi – Gruaja, studente e juridikut, vetëm 24-vjeçare, ishte në shtëpinë e vet në kryeqytetin e shtetit Kerala, Thiruvananthapuram, kur u sulmua nga Gangeshananda Theerthapada, i cili pretendon se është shërues popullor, transmeton Express.

Raportohet se Theerthapada, 54-vjeçar, është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore pas një operacioni rindërtues.

Oficeri i policisë së Indisë, G Sparjan Kumar, ka thënë se pas sulmit viktima kishte ikur nga shtëpia dhe e kishte thirrur policinë.

Pinaryi Vijayan, kryeministër i Kerala, e ka cilësuar si akt shumë të guximshëm veprimin e studentes 24-vjeçare.

“Ishte akt i fortë dhe guximshëm nga ajo,” ka thënë ai.

Krimet e dhunshme kundër grave janë në rritje në Indi përkundër faktit se autoritetet i kanë ashpërsuar ligjet e miratuara nga qeveria. 

Etiketa: ,
Të fundit