Investitori legjendar i Silicon Valley dëshiron ndarjen e Kalifornisë në tre shtete


E enjte, 14 Qershor 2018

Los Angeles – Një propozim për të ndarë Kaliforninë në tre shtete – Kalifornia Veriore, Kaliforni (e re) dhe Kalifornia e Jugut – është kualifikuar për të dalë në fletëvotim në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit.

Masa mori më shumë se 400,000 nënshkrime të vlefshme, falë mbështetjes së investitorit legjendar të Silicon Valley Tim Draper.

Arsyeja është: Kalifornia është shteti më i populluar në vend. Duke pasur tre shtete do t’u jepnin popullit të Kalifornisë tri herë më shumë senatorë në Uashington dhe do t’u lejonte legjislaturave shtetërore të zgjidhnin çështje më pranë shtëpisë, raporton Prizren Post.

Tim Draper është i njohur për idetë e çmendura – dhe për financimin e tyre.

Tani, investitori legjendar i Silicon Valley është duke bërë përparim në një përpjekje të gjatë dhe ndoshta jorealiste për të ndarë Kaliforninë në tri shtete të veçanta: Kalifornia Veriore, Kaliforni (e re) dhe Kalifornia Jugore.

Propozimi i Draperit për të shkurtuar Shtetin e Artë u kualifikua të martën për t’u paraqitur në fletëvotim në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit. Ai mori më shumë se 402,468 nënshkrime të vlefshme, më shumë sesa shuma e kërkuar nga ligji shtetëror, në sajë të një fushate ambicioze, të quajtur Cal 3, dhe mbështetjes financiare nga investitori i hershëm në Tesla, Skype dhe Hotmail.

Nëse shumica e votuesve të Kalifornisë që hedhin fletëvotimet bien dakord të ndajnë shtetin në tre, plani do të ketë nevojë për aprovim nga të dy shtëpitë e legjislacionit të Kalifornisë. Pastaj do të arrinte në Kongresin Amerikan.

Hera e fundit që një shtet ekzistues u nda, ishte në vitin 1860 dhe një luftë civile shpërtheu. Virxhinia Perëndimore u formua nga shkëputja nga një shtet konfederativ mbi dallimet rreth skllavërisë.

Draper ka arsye për të dëshiruar të prejë dhe copëtojë shtetin e tij rezident.

Me pak më shumë se 39 milionë njerëz, Kalifornia është shteti më i populluar në vend. Mbështetësit e iniciativës argumentojnë se shteti nuk është mjaft i përfaqësuar me senatorët në Uashington. Propozimi do t’i jepte gjashtë senatorë Kalifornisë.

Sipas faqes së internetit Cal 3, ndarja e shtetit do të lejonte që legjislaturat e shtetit të merrnin vendime më të mira dhe më të ndjeshme për komunitetet e tyre.

Edhe akoma, propozimi është po aq radikal sa nuk ka gjasa të kalojë.

Sipas propozimit, secili shtet do të kishte rreth një të tretën e popullsisë shtetërore momentale.

Në vitin 2016, një përpjekje e quajtur Calexit kërkoi të ndante Kaliforninë nga SHBA-të. Lëvizja e shkëputjes ra poshtë pasi udhëheqësi i saj njoftoi se po shkonte në Rusi. | Prizren Post

Etiketa: , , ,
Të fundit