Isufi fton institucionet që banorët e Kosovës Lindore të marrin shtetësinë e Kosovës


E martë, 5 Qershor 2018

Prishtinë – Deputeti nga radhët e AAK-së Ahmet Isufi në seancën e sotshme të Kuvendit të Kosovës parashtroi problemin e shqiptarëve të Kosovës Lindore që jetojnë e veprojnë në Kosovë, njofton Prizren Post.

Ai tha se dikur në çdo shtet tjetër kur një person punon dhe vepron më shumë se 5 vite ai person fiton dhe gëzon të drejtën e shtetësisë së atij vendi. Në Kosovë tashmë e 20 vite banorët e ardhur nga Kosova Lindore nuk gëzojnë ndonjë të drejtë shtetësie.

Etiketa: , ,