Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Itali-Zvicër është ndeshja që ka interesin më të madh të ditës së sotme

Prizren Post | 20:32 - 16.06.2021

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Skuadra e Të kaltërve shihen favoritë dhe optimistë për të marrë 3 pikë të tjera që do t’i japin kualifikimin për në 1/8 e finaleve dhe ka shumë arsye për të cilat gjykohet në këtë mënyrë Italia.

Skuadra e Mancinit, pas fitores me Turqinë, e coi në 28 numrin e ndeshjeve radhazi pa humbje, dhe fitoren e 9 radhazi pa pësuar asnjë gol. Kjo sfidë, që ishte ajo që hapi këtë Evropian, konfirmoi edhe njëherë se Italia di të mbajë presionin dhe se është një kërcënim për të gjitha skuadrat që pretendojnë të ulen në fronin e kampionit të Evropës.

Por te Të Kaltrit, të gjithë janë të ndërgjegjshëm se sfida ndaj Zvicrës nuk do të jetë një shëtitje. vetë trajneri Petkovic ka premtuar se do t’ua frenojë iluzionin italianëve dhe nuk është e vështirë që ta besosh teksa ai e bën një deklaratë. Petkovic e ka marrë drejtimin e Zvicrës në vitin 2014 dhe futbollistët e njohin njëri-tjetrin mjaft mirë.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë dy prej futbollistëve që mund t’i shkaktojnë jo pak probleme Italisë së Mancinit me Shaqirin. Për më tepër, për Petkovic kthimi në Olimpico ka edhe aspektin emotiv, me trajnerin që vite më parë fitoi me Lazion një Kupë të Italisë në një finale derbi me Romën. Petkovic e njeh mirë futbollin italian dhe skuadra e tij ka aftësinë për t’u përshtatur me skuadrën kundërshtare duke i mbyllur mirë hapësirat kur duhet, ndërkohë që di edhe të sulmojë shumë mirë.


Etiketa:

Bëni një koment