Janez Jansa aprovohet nga parlamenti si Kryeministër i Sllovenisë


E shtunë, 23 Maj 2026
Janez Jansa aprovohet nga parlamenti si Kryeministër i Sllovenisë

Parlamenti i Sllovenisë të premten zgjodhi Janez Jansan si kryeministër, duke i hapur rrugën liderit të Partisë Demokratike Sllovene (SDS) për të nisur mandatin e tij të katërt në detyrë, transmeton Anadolu.

Jansa siguroi mandatin për formimin e qeverisë pasi deputetët votuan me 51 vota pro dhe 36 kundër emërimit të tij, raportoi Agjencia Sllovene e Lajmeve (STA).

Ai pritet të udhëheqë qeverinë e 16-të të Sllovenisë pasi të formohet kabineti.

Pas votimit, Jansa u zotua se do të respektojë rendin kushtetues dhe do të punojë për prosperitetin e vendit.

“…hap i rëndësishëm drejt një Sllovenie më të suksesshme dhe më të lirë”, ka thënë ai, sipas STA-së.

Duke folur për gazetarët pas votimit, Jansa tha se bisedimet e koalicionit për emërimet ministrore do të fillojnë të hënën dhe se pret që qeveria e re të betohet brenda dy javësh.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit