E mërkurë, 26 Tetor 2022
PRIZREN – Një person e ka humbur jetën pas goditjes nga një kamion derisa ishte duke lëvizur me biçikletë.
Ky rast ka ndodhur sot në lagjen “Kurillê” të Prizrenit.
Njoftimi u bë nga Shaqir Bytyqi, zëdhënës rajonal i policisë në Prizren.
Ai tha se vdekjen e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarje dhe me rastin po merren njësitet relevante policore.
Nga burime të tjera lokale mësohet se viktima është i moshës 63-vjeçare.
Etiketa: Aksident, Aktuale, Kurillë, Policia, Prizren