E premte, 21 Gusht 2026

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim kryetarin e Bashkisë Metropolitane të Izmirit, Cemil Tugay, gjatë vizitës së tij në Republikën e Kosovës.
Sipas Sveçlës, gjatë takimit është diskutuar për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Izmirit, me fokus të veçantë në fushën e sigurisë dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e zhvillimit të iniciativave të përbashkëta që synojnë rritjen e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve.
“Në kuadër të raporteve të shkëlqyera dhe miqësisë së veçantë që lidh vendin tonë dhe Bashkinë e Izmirit, diskutuam për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit, me fokus të veçantë në fushën e sigurisë dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve tona.Theksuam rëndësinë e zhvillimit të iniciativave të përbashkëta që kontribuojnë në rritjen e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve. Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me qytetet dhe popujt tanë, në frymën e miqësisë dhe partneritetit të ndërsjellë”, ka shkruar ai në Facebook.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
