E premte, 10 Korrik 2026

Familjet në rajonin e Pejës po trazohen pothuajse çdo ditë nga dhuna.
Siç raporton gazetari korrespodent i Klan Kosova në emisionin “Ora Shtatë”, Valdrin Daci, veç orëve të fundit u raportua për tri raste të dhunës në familje në Pejë, transmeton Klankosova.tv.
Sipas tij, dy gra ishin cak i dhunës së ushtruar nga bashkëshortët e tyre, për çka dhe u arrestuan, ndërsa edhe një djalë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga njerka e tij.
Burimi: klankosova
