Kanosje në Aeroportin e Prishtinës, arrestohet një burrë – i sekuestrohet arma me fishekë


E hënë, 25 Maj 2026
Kanosje në Aeroportin e Prishtinës, arrestohet një burrë – i sekuestrohet arma me fishekë

Një rast i kanosjes është raportuar të dielën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.

Sipas policisë, një burrë është arrestuar pasi ka kanosur një tjetër, transmeton Klankosova.tv.

Pos tjerash, bëhet e ditur se nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë  me leje me 45 fishekë.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit