Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Kapen barna në Vërmicë dhe te Dheu i Bardhë

Prizren Post | 18:26 - 16.10.2018

Prizren – Oficerët doganor kanë kapur sasi të barnave në dy raste të ndara.

Bëhet e ditur se në pikëkalimin kufitar të Vërmicës janë kapur mbi 100 impiante dentare. Impiante dentare “Duravit Evolution” , Impiante dentare “Duravit 3 P”, Kocka dentare “Novocor plus”. janë gjetur në një automjet me targa të Shqipërisë

Lidhur me rastin personi përgjegjës nga Shqipëria është proceduar për kundërvajtje doganore.

Barna janë kapur edhe te Dheu i Bardhë te një veturë me tabela të Serbisë.

“Oficerët doganor gjatë kontrollës në bagazh kanë vërejtur se ndarja ne mes karrikave dhe bagazhit nuk është e formës standarde por e modifikuar, në ato momente vozitësi ka ikur duke rrezikuar oficerët doganor. Së bashku me oficerët e policisë është arritur të identifikohet personi ku pas ndaljes janë gjetur edhe barnat e fshehura në afërsi të një pompe benzine. Rasti është proceduar në prokurori”, bëhet e ditur në një njoftim të Doganës, transmeton Klan Kosova.


Etiketa:
Arivisti Company