E mërkurë, 22 Korrik 2026

Sipas Policisë, ai figuron gjithashtu si i dyshuar në 10 raste të tjera penale, përfshirë një rast të vrasjes, nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit, sulm ndaj personit zyrtar dhe posedim të paautorizuar të armëve.
âMe datë 20.07.2026, Policia në Veri ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet M.P. (2001), i cili dyshohet se më 10.07.2026 ishte i përfshirë në dy raste të iniciuara në Stacionin Policor Mitrovicë Veri për veprën penale âDëmtim apo asgjësim i pronësâ. Bazuar në hetimet e zhvilluara, i njëjti dyshohet se ka dëmtuar dy automjete duke i goditur me gurëâ, thuhet në njoftimin e Policisë transmeton Klankosova.tv.
Organet e rendit bëjnë të ditur se i dyshuari kishte arritur tâi shmangej arrestimit më 14 korrik, por pas lokalizimit të tij në Mitrovicën e Veriut u arrestua, ndonëse tentoi sërish të ikte.
âGjatë arrestimit, i dyshuari ka tentuar sërish tâi shmanget arrestimit, por zyrtarët policorë kanë arritur ta neutralizojnë dhe arrestojnëâ, njofton Policia.
Gjatë intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, M.P. ka pranuar se i kishte dëmtuar automjetet.
Policia ka bërë të ditur se ndaj tij ishte në fuqi edhe një urdhërarrest i lëshuar nga gjykata për veprën penale âKanosjeâ.
âPo ashtu, në sistemin policor ai figuron si i dyshuar edhe në 10 raste të tjera penale, përfshirë veprat: âVrasjeâ, âNxitje e urrejtjes dhe mosdurimitâ, âSulm ndaj personit zyrtarâ dhe âMbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëveâ, të cilat janë në procedurë pranë organeve të drejtësisëâ, thuhet më tej në njoftim.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Policia e Kosovës theksoi se mbetet e përkushtuar në identifikimin dhe arrestimin e personave që kryejnë vepra penale, si dhe në sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë.
Burimi: klankosova
