E mërkurë, 22 Korrik 2026

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) do të mblidhet të premten më 24 korrik, ku pritet të shqyrtohet edhe kërkesa e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe i njoftimeve të gjyqtarëve dhe stafit nga komuniteti serb për tërheqje të dorëheqjeve.
Haxhiu i kishte dërguar letër më 19 qershor kryesuesit të KGJK-së, Rrustem Thaqi, duke kërkuar tâi jepet epilog çështjes së dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe stafi mbështetës të komunitetit serb në sistemin gjyqësor të Kosovës.
Dhe, pikërisht kërkesën e saj, KGJK-ja e ka si pikë të rendit të ditës për mbledhjen e së premtes.
Ndërsa, Këshilli Prokurorial i Kosovës më 20 korrik refuzoi tërheqjen e dorëheqjeve të prokurorëve dhe stafit mbështetës serb brenda sistemit prokurorial, duke i dërguar tek u.d. e presidentes për lirim nga detyra.
Haxhiu një ditë më pas bëri të ditur se ka nënshkruar dekretet për lirim nga detyra të shtatë prokurorëve serb, të cilët kishin ofruar dorëheqjet më 2022.
Për këtë vendim, ka pasur reagime të Zyrës së BE-së dhe disa ambasada në Kosovë. /Klankosova.tv
Burimi: klankosova
