Real Madridi merr ofertë për Gonzalo Garcian nga Anglia


E mërkurë, 22 Korrik 2026
Real Madridi merr ofertë për Gonzalo Garcian nga Anglia

Fulhami ka nisur bisedimet me Real Madridin për transferimin e sulmuesit të talentuar, Gonzalo García.

Sipas raportimeve të Mario Cortegana dhe The Athletic, klubi londinez po punon për arritjen e një marrëveshjeje, ndërsa Real Madridi pritet të ruajë të drejta preferenciale në çdo transferim të mundshëm të lojtarit.

Në diskutimet mes palëve ka qenë i përfshirë edhe trajneri i Real Madridit, Álvaro Arbeloa, i cili po ndjek nga afër situatën e sulmuesit të ri.

Interesim për Garcían ka shfaqur edhe José Mourinho, megjithatë trajneri portugez nuk mund t’i garantojë atij një rol të rëndësishëm në skuadër. Për këtë arsye, vendimi përfundimtar pritet t’i takojë vetë futbollistit, i cili do të peshojë me kujdes opsionet për të ardhmen e tij.


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit