Kodheli: Shqipëria, e kufizuar për refugjatët


E hënë, 29 Shkurt 2016

Tiranë – Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, bën të ditur në një intervistë për “Ora News” pamundësinë e Shqipërisë për të pritur një numër të lartë emigrantësh nga vendet e Lindjes, çështje shqetësuese kjo jo vetëm për vendin tonë, por edhe për vendet e Ballkanit.

“Shqipëria është mjaft e limituar”, thotë ministrja, duke shtuar se në ditët në vijim do të ketë një reagim zyrtar për këtë çështje.

Kodheli deklaroi se i qëndron deklaratës së kryeministrit Edi Rama për çështjen e refugjatëve.

Kreu i qeverisë, Rama, tha pak ditë më parë se Shqipëria nuk mund të hapë kufijtë e saj për emigrantët, për shkak të pamundësisë për të menaxhuar një vërshim të mundshëm të tyre.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Etiketa: ,
Të fundit