E martë, 2 Qershor 2026

Pasojat e prishme të një dashurie amorale ndaj një shteti gjaksor, racist e çnjerëzor
Vijojnë ethshëm episodet e një dashurie kontraverse mes Shqipërisë dhe Izraelit, bash në kohën kur shteti hebre po izolohet nga e gjithë bota, duke u shenjuar si shtet gjenocidal, vrasës grash e fëmijësh, me Bibël në dorë madje.
Dhe pikërisht ata që ideologjikisht dënojnë bashkëpunimin me nazistët, tashmë po bashkëpunojnë në pozita kolaboracioniste me një shtet tipikisht me tipare naziste.
Sipas faqes “Izraeli në Shqipëri”, Shqipëria dhe Izraeli sapo kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi në fushën e bujqësisë dhe sigurisë ushqimore, sië thuhet, “duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dypalësh, inovacionit, si dhe kërkimit dhe zhvillimit ndërmjet dy vendeve”.
Kështu, Bujqësia është një tjetër sektor ku izraelitët po fusin kthetrat e tyre në Shqipëri, duke u bërë ky një fenomen alarmant për të ardhmen e një vendi nën shpopullim.
Dhe kujt i gënjen mendja se kjo do sjell zhvillim, le të lexojë historinë se si e kanë pësuar vende të tjera në kohë të ndryshme duke u lënë fushë veprimi: varfërim e depresion. I kemi si vend, më shumë akoma do thellohen. /tesheshi
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
