Komuniteti serb në veri në kontroll të grupeve kriminale


E diel, 9 Tetor 2022

PRISHTINË – Ish-ambasadori Lulzim Peci i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që të bëjë më shumë për qytetarët serbë në veri të vendit në mënyrë që të shkëputen nga kontrolli i, siç i quajti ai, të elementëve të presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Gjatë punimeve të Seminarit të 102-të të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme”, Peci tha se Kurti kishte premtuar dialog me komunitetin serb.

“Kryeministri Kurti gjatë fushatës zgjedhore ka premtuar dialog me komunitetin serb në Kosovë, por sipas meje nuk ka hapa të dukshëm e të rëndësishëm që janë ndërmarrë në këtë drejtim nga Qeveria e Kosovës deri tash. Në anën tjetër mos implementimi i vendimit nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me manastirin e Deçanit ka ndikim negativ në ndërtimin e besimit mes Qeverisë së Kosovës dhe komunitetit serb”, tha ai.

Etiketa: , , ,