Arrestohet i dyshuari që tentoi të grabiste një argjendari në Gjilan


E hënë, 13 Korrik 2026
Arrestohet i dyshuari që tentoi të grabiste një argjendari në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se e ka ndaluar një person, që dyshohet se ka tentuar të kryejë një grabitje në një argjendari në qendër të këtij qyteti.

Sipas organit të hetuesisë, rasti raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Gjilan, sot rreth orës 14:00 ka ndaluar një person të dyshuar me inicialet D.B, i cili dyshohet se ka tentuar të grabitë në një argjentari në qendër të Gjilanit.”, thuhet në njoftim.

Sipas prokurorisë, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe se brenda afateve kohore ky organ do të paraqesë masën për sigurimin e të dyshuarit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan. /Klankosova.tv


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit