E hënë, 28 Shtator 2026

KPP “Lidhja e Prizrenit” ka shkruar një tjetër kapitull të rëndësishëm në historinë e pingpongut kosovar, duke u shpallur kampion i Kosovës për vitin 2026.
Klubi prizrenas e ka fituar titullin për të nëntën herë radhazi, duke konfirmuar vazhdimësinë e rezultateve të larta në garat vendore.
Ky sukses vjen si rezultat i punës dhe përkushtimit të vazhdueshëm të lojtarëve, trajnerëve, stafit dhe drejtuesve të klubit.
Me nëntë tituj radhazi, KPP “Lidhja e Prizrenit” tashmë ka krijuar një kapitull të veçantë në historinë e pingpongut në Kosovë.
Klubi prizrenas e ka cilësuar këtë arritje si rezultat të punës së palodhshme dhe besimit të vazhdueshëm në projektin e klubit./04 Online/
Burimi: 04online
