KQZ miraton planin – 10 ditë fushatë dhe 10.8 milionë euro për organizim


E premte, 1 Maj 2026
KQZ miraton planin – 10 ditë fushatë dhe 10.8 milionë euro për organizim

Përgatitjet nisën menjëherë.

E brenda 36 ditësh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të jetë gati për organizmin e procesit, për zgjedhjet e 7 qershorit.

Por krejt ky organizim pritet të kushtojë goxha shtrenjtë.

Shuma e planifikuar për zgjedhje, sipas KQZ-së arrin në gati 11 milionë euro.

E subjektet politike që duan t’i hyjnë garës zgjedhore, duhet që të deklarohen deri më 7 maj.

Brenda këtij afati, partitë duhet të tregojnë dhe nëse duan të garojnë vetëm apo të bëjnë ndonjë koalicion.

Nga e shtuna e 2 majit e deri më datë 10, subjektet politike duhet t’i përpilojnë e t’i dorëzojnë në KQZ, edhe listat me kandidatë për deputetë.

E për numrat që do t’i kenë në fletëvotime, subjektet do ta marrin vesh pas 2 javësh.

KQZ-ja njoftoi edhe për kohën e fushatës zgjedhore.

Regjistrimi i diasporës për të votuar, do të nis nga 6 deri me datë 17 maj, ndërkaq që periudha e votimit me postë, nis nga 25 maji, deri më 6 qershor.

Në këtë ditë do të mbahet edhe votimi në përfaqësi diplomatike.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit