Rezoluta e kongresistëve amerikanë për anëtarësimin në NATO, Konjufca: Kosova e gatshme të kontribuojë në sigurinë rajonale


E premte, 1 Maj 2026
Rezoluta e kongresistëve amerikanë për anëtarësimin në NATO, Konjufca: Kosova e gatshme të kontribuojë në sigurinë rajonale

Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca, ka mirëpritur paraqitjen e një rezolute në Dhomat e Përfaqësuesve të ShBA-së, e cila mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Përmes një reagimi publik, Konjufca falënderoi kongresistët amerikanë Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler për mbështetjen dhe angazhimin e tyre ndaj sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Ai theksoi se Kosova është e gatshme të japë kontributin e saj në forcimin e sigurisë rajonale dhe të komunitetit transatlantik.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit