E diel, 29 Nëntor 2015
Prishtinë – Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër në orën 9:00 për të caktuar rrjedhën e mëtutjeshme në lidhje me seancën e radhës së Kuvendit të Kosovës.
Nesër është paralajmëruar seance e radhës e Kuvendit të Kosovës. Vendimi për këtë seancë është marrë më 23 nëntor por këshilltari i kryeparlamentarit Veseli, lë të kuptohet se mund të merret një vendim i ri. Opozita ende nuk ka bërë të ditur qëndrimin në lidhje me seancën e nesërme.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër në orën 9:00 për të caktuar rrjedhën e mëtutjeshme në lidhje me seancën e radhës së Kuvendit të Kosovës.
Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit dhe deputet i PDK-së, ka kërkuar nga deputetja e Vetëvendosjes Aida Dërguti që të paraqesë qëndrimet e opozitës në këtë mbledhje, rreth seancës së radhës.
Lajmin për mbledhjen e Kryesisë e ka konfirmuar edhe Blerim Latifi, këshilltar i kryeparlamentarit Kadri Veseli, por ai nuk ka saktësuar nëse do të mbahet seanca apo jo.
“Rrethanat e reja të krijuara pas arrestimit të Kurtit mund të ngrisin debat në Kryesi”, ka thënë Latifi për RTK-në .