E enjte, 26 Nëntor 2026

Roma ka arritur të nxjerrë një barazim në udhëtimin e vështirë në Francë.
Romakët barazuan 2:2 në “Parkun e Princave” ndaj kampionit në fuqi të Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germainit në kuadër të xhiros së pestë të fazës së ligës.
Madje ishin pikërisht mysafirët që kaluan të parët në epërsi nëpërmjet Hermosos qysh në minutën e pestë të ndeshjes.
Në minutën e 31-të, Zabarnyi me kokë barazoi rezultatin, me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.
Ousmane Dembele e përmbysi rezultatin në minutën e 62-të kur u tregua i saktë nga penalltia.
E nga penalltia gjithashtu i saktë u tregua edhe Malen në minutën e 78-të të takimit.
Me këtë barazim, PSG tani bjen në vendin e dytë me 13 pikë, dy më pak sesa Real Madridi që prin në renditje.
Në anën tjetër, ky barazim e largon Romën larg top-24shes me pesë pikë gjithsej.
Burimi: 04online
