E enjte, 26 Nëntor 2026

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën mbrëma është mbajtur një mbledhje elektronike e në të cilën janë marrë gjashtë vendime.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, në këtë mbledhje është miratuar mes tjerash “Vendimi për ndarjen e mjeteve buxhetore me qëllim të mbulimit të mungesës së mjeteve financiare për muajin nëntor 2026, në kategorinë e shpenzimeve për paga dhe shtesa.”
Miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit të Projektligjeve për vitet 2026-2028.
Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, “Drejtor ekzekutiv” në Inspektoratin Qendror të Punës.
Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, “Komisioner për Gjuhët” në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës.
Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, “Sekretar i Përgjithshëm” në Ministrinë e Digjitalizimit dhe Administratës Publike.
Miratuar vendimin për korrigjimin e vendimit të Qeverisë Nr. 10/12, të datës 17 nëntor 2026.
Miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore me qëllim të mbulimit të mungesës së mjeteve financiare për muajin nëntor 2026, në kategorinë e shpenzimeve për paga dhe shtesa.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale