Kurti nuk e shkarkon Rakiqin: Ai nuk është çështja


E enjte, 14 Tetor 2021

PRIZREN – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lënë të kuptohet se nuk do të shkarkojë ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq.

Kurti gjatë një prononcimi për media nga Prizreni, ka thënë se problemi nuk është Rakiqi, por shkarkimi i tij do të bëhej çështje.

“Qeveria jonë me veprimet tona e ka godit nervin e çështjes. E ky është luftimi i krimit të organizuar, i korrupsionit dhe i kontrabandës, me ç’rast përveç se po kemi sukses me hetimet tona intensive me policinë tonë profesionale, në të njëjtën kohë po ndodh një demaskim gjigant i Serbisë sa i përket përpjekjeve të saj destruktive me strukturat saj ilegale në Kosovë”.

“Me këtë rast qartazi ne jemi në rrugën e drejtë, dhe pikërisht për shkak se ne jemi në rrugën e drejtë Serbia e Vuçiqit nuk po arrin t’i mobilizojë serbët kundër veprimeve të drejta e të ligjshme të qeverisë tonë. Ne kemi goditur nervin e çështjes. Çështja nuk është Rakiqi. Shkarkimi i tij do ta bënte çështje”, ka deklaruar Kurti.

Etiketa: , , , , ,
Të fundit