E diel, 19 Prill 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Serbia përveç mohimit të krimeve të kryera në Kosovë, ajo shkel detyrimet ndërkombëtare duke ua mohuar familjeve të dinë për fatin e të dashurve të tyre të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.
Ai kështu është shprehur në Facebook ku ka njoftuar se ka bërë homazhe në nderim të të vrarëve më 19 prill 1999.
Kurti ka kujtuar edhe grupin e intelektualëve të Mitrovicës, ku 23 mjekë, profesorë dhe veprimtarë të çështjes kombëtare dhe të të drejtave të njeriut, në Dreth të Zubin Potokut, u rrëmbyen dhe u zhdukën me dhunë nga forcat e armatosura të Serbisë.
“Krahas mohimit të krimeve gjenocidale, Serbia vazhdon të shkelë detyrimet e saj ndërkombëtare duke ua mohuar familjeve të drejtën për të vërtetën dhe drejtësinë, duke mos zbardhur fatin dhe vendndodhjen e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë. Ne nderojmë sot e gjithmonë, çdo jetë të dhënë për lirinë e Kosovës dhe qëndrojmë pranë familjarëve, duke ruajtur kujtesën dhe duke kërkuar drejtësi. Sakrifica për liri mbetet udhërrëfyese për të çuar përpara Republikën e Kosovës!I përjetshëm qoftë kujtimi i dëshmorëve dhe martirëve të kombit”, ka shkruar Kurti.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
