Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Kurti: Sporti ynë është rritur me emrin e Fadil Vokrrit

Prizren Post | 15:26 - 10.06.2018

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Prishtinë – Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë homazhe në nderim të tashmë të ndjerit kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Kurti përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka treguar se çka ka shkruar në Librin e Zisë për të.

“Me deputetë e aktivistë të VETËVENDOSJE!-s sot bëmë homazhe në Kuvendin e Kosovës para arkivolit me trupin e pajetë të Fadil Vokrrit. Në librin përkujtimor shënova: Kur e merrte topin afër 16 metërshit, i gjithë stadiumi ishte në këmbë. E, kur shënonte, të gjithë ishim në ajër. Panumër herë jemi ngritur në këmbë, aq shumë herë kemi kërcyer në ajër. Nga fëmijët e lagjes te futbollistët tanë më vonë të famshëm, secili, janë frymëzuar nga Fadil Vokrri. Sporti ynë është rritur me emrin e tij. Kujtimi për Vokrrin është i paharrueshëm andaj edhe nderimi për të i përjetshëm!”, ka shkruar Kurti.


Etiketa:

Bëni një koment