Ky është fati i turkes e cila nuk e njohu kasapin e fshatit në Zvicër!!


E enjte, 19 Tetor 2017

Rreth tre muaj më parë po ky këshill ia kishte refuzuar të njëjtën gjë me arsyetimin se ajo nuk është integruar mirë, duke “argumentuar” këtë me faktin banal, veç tjerash, se ajo nuk e di kush është mishshitësi i fshatit.

Sidoqoftë, në favor të saj kanë votuar kësaj here 27, kundër, 8 dhe 2 veta kanë qenë të përmbajtur. Në qershor, kundër kishin qenë 20, pro 12 dhe të përmbajtur 5 anëtarë të këshillit.

Këshilli në fjalë e ka arsyetuar ndryshimin e qëndrimit me atë se “gjatë bisedave të mëtejshme është krijuar përshtypja se vajza është më mirë e integruar në Zvicër se sa ishte dukur në fillim”, transmeton Albinfo.ch.

Refuzimi i natyralizimit të 25-vjeçares së lindur në Zvicër dhe të integruar në mënyrë të përsosur ishte bërë temë qendrore në mediet zvicerane ndërsa kishte bërë jehonë edhe në botë, duke bërë që praktika zvicerane e natyralizimit të ballafaqohej me shumë kritika.

Etiketa:
Të fundit