E martë, 18 Tetor 2016
Xherdan Shaqiri është i gatshëm të kthehet në Serie A.
Xherdan Shaqiri do të largohet nga Stoke City.
Mesfushori kosovar do të rikthehet në Serie A.
25-vjeçari kërkohet nga Roma.
“Giallorosët” kanë bërë gati ofertën për blerjen e ish mesfushorit të Interit, raporton “Calciomercato.it”, përcjell lajmi.net.
Shaqiri nuk ka dhënë shkëlqimin e pritur tek skuadra nga Premierliga.
Andaj, nga sezoni i ardhshëm mund ta shohim sërish duke luajtur në Kampionatin italian.