Të shtëna me armë zjarri në Lipjan, plagoset një person pas një mosmarrëveshjeje


E shtunë, 25 Korrik 2026
Të shtëna me armë zjarri në Lipjan, plagoset një person pas një mosmarrëveshjeje

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima dyshohet se është qëlluar me armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje me të dyshuarin, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në arrati, shkruan Klankosova.tv.

Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor dhe, pas marrjes së ndihmës, është liruar për në shtëpi.

I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Për rastin është njoftuar dhe konsultuar prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po vazhdojnë hetimet./Klankosova.tv


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit