Lennart Karl humbet Botërorin pas lëndimit të pësuar në stërvitje me Gjermaninë


E shtunë, 6 Qershor 2026
Lennart Karl humbet Botërorin pas lëndimit të pësuar në stërvitje me Gjermaninë

Ajo që prej ditësh ishte frikësuar se mund të ndodhte, tashmë duket se po shndërrohet në një realitet të hidhur.

Sipas raportimeve të mediave “Sky” dhe “Bild”, Lennart Karl do ta humbasë Kupën e Botës 2026.

Sipas këtyre raportimeve, talenti i Bayern Munichut ka pësuar një këputje të fibrave muskulore gjatë stërvitjes së fundit para ndeshjes miqësore ndaj Shteteve të Bashkuara.

“Bild” raporton se tashmë është gjetur edhe zëvendësuesi i tij.

Ndryshe nga sa ishte spekuluar fillimisht, tabloidi gjerman shkruan se nuk do të jetë Said El Mala ai që do të ftohet në kombëtare, por Assan Ouédraogo pritet të marrë ftesën nga trajneri i Gjermanisë.

Sipas të njëjtave burime, së shpejti do të merret një vendim nëse Lennart Karl do të vazhdojë të qëndrojë në SHBA apo do të kthehet menjëherë në Mynih.

Në çdo rast, ky është një lajm tejet i hidhur për talentin ofensiv të Bayern Munichut, i cili konsiderohej si një nga premtimet më të mëdha të skuadrës për këtë turne.


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit