Lista Serbe kërcënon me reagim të ashpër


E premte, 4 Nëntor 2022

MITROVICË – Igor Simiq, nënkryetar i Listës Serbe, me rastin e skadimit të afatit për riregjistrim të veturave nga serbët në Kosovë ka thënë se “është e qartë se Kurti nuk ka ndërmend të heqë dorë nga plani”.

Madje, sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “dëshiron të cenojë paqen në mënyrë më të drejtpërdrejtë, krijojë tensione…”.

“Që nga dita e parë kur filloi qeverisjen në Prishtinë, qëllimet e tij shiheshin në mendjen dhe veprimet e tij. Në këtë kuptim, reagimi i popullit serb dhe i Listës Serbe është normal dhe kjo më së miri pasqyrohet në paralajmërimin që dërguam para disa ditësh”, citohet të ketë thënë Simiq për TV Pink.

Etiketa: ,
Të fundit