Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Liverpool barazon në derbin lokal dhe dorëzon kreun e tabelës

Prizren Post | 20:07 - 03.03.2019

Pas shumë javësh në kryesim, Liverpooli detyrohet t’ia lërë vendin e parë Manchester City-t. “The Reds” nuk arritën të merrnim maksimumin e pikëve në derbin ndaj Evertonin, pasi asnjëra prej skuadrave nuk mundi të shkonte te goli, edhe pse rastet e pastra, sidomos për Lverpoolin nuk munguan.

Mohamed Salah pati dy shanse të arta, por portieri Pickford bëri mrekullinë, duke i mohuar festën egjiptianit.

Gjithsesi, pas vërshëllimës së trefishtë të gjyqtarët tifozët e pranishëm duartrokitën skuadrat për shpirtin e lartë të garës, edhe pse në “Goodison Park” nuk pati fitues.

Pas javës së 29-të Liverpooli dhe Manchester City shkëmbejnë pozicionet, me vetëm 1 pikë diferencë mes tyre (71-70).


Etiketa:
Arivisti Company