E mërkurë, 9 Dhjetor 2020
PRIZREN – Sot Komunën e Prizrenit ka vizituar Lulzim Jashari, i biri i komandantit legjendar, Adem Jashari. Vizitën e bëri të ditur kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka përmes rrjeteve sociale.
Gjatë këtij takimi biseduam për projektin e Komunës së Prizrenit për ndërtimin e shtatores së Adem Jasharit, ku përzgjedhja e skulptorit do të bëhet me konkurs ndërkombëtar dhe me vlerësimin e një komisioni të përbërë prej 7 ekspertëve.
Komandanti historik Adem Jashari, do ta merr vendin e merituar në qytetin historik, në Prizren.
Etiketa: Adem Jashari, Aktuale, Komuna e Prizrenit, Lulzim Jashari, Mytaher Haskuka, Prizren