Macron i dërgon letër urimi Presidentes Shiroka Pula, i riafirmon mbështetjen e Francës ndaj Kosovës


E mërkurë, 4 Nëntor 2026
Macron i dërgon letër urimi Presidentes Shiroka Pula, i riafirmon mbështetjen e Francës ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë letër urimi nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, me rastin e marrjes së detyrës.

Sipas njoftimit, Macron i ka përcjellë urimet e tij Presidentes dhe ka shprehur shpresën se zgjedhja e saj do të ndihmojë në rifillimin e përparimit në fushat që ndikojnë në perspektivën evropiane të Kosovës.

Në letrën e tij, presidenti francez ka rikujtuar partneritetin historik mes Francës dhe Kosovës, si dhe takimin me kryeministrin Albin Kurti në Paris, në mars të këtij viti.

Ai ka përmendur edhe marrëveshjet e reja të nënshkruara mes dy vendeve pas vizitës së ministrit të deleguar për Evropën në Kosovë, gjatë muajit korrik.

Macron ka theksuar gjithashtu rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke riafirmuar mbështetjen e Francës për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit