E diel, 29 Tetor 2023
BEOGRAD – Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka folur rreth bisedimeve që u mbajtën të enjten në Bruksel.
Ai ka treguar se edhe çka i kërkoi të nënshkruante presidenti i Francës Emmanuel Macron, po që ky kishte refuzuar të nënshkruante.
“Isha ulur përballë të gjithëve, gjashtë prej tyre, dhe Macron më tha t’i nënshkruaj tri letra. Unë jam ulur vetëm dhe duhet të përballem me ata që e di se janë më të mëdhenj dhe më të fortë, numëroj sa më të mëdhenj dhe më të fortë janë, por gjithsesi – Kushtetutën e kam, nuk dua ta nënshkruaj, por çfarë të dua, e kam Kushtetutën që jam betuar, që e dua dhe e respektoj”, tha Vuçiq në TV PRVA.
Vuçiq tha se në kryeqendren evropiane nuk u kërkua ndëshikimi i Serbisë.
“Meqenëse nuk e pranuan se ishte akt terrorist, kërkuan që të dënohej sulmi ndaj policisë së Kosovës nga një grup paramilitar i mbështetur nga autoritetet serbe. Fqinjtë donin ta fusnin atë, por nuk kaloi”. tha Vuçiq.
Kreu i shtetit serb theksoi se Kroacia kishte kërkuar vendosjen e sanksioneve, shkaku i Kosovës./KK
Etiketa: Aktuale, Aleksandar Vučić, Serbia