Manchester City rrezikon përjashtimin nga Premierliga


E enjte, 8 Tetor 2026
Manchester City rrezikon përjashtimin nga Premierliga

Manchester City po përballet me një situatë të rëndë pas vendimit që e shpall fajtor për 114 nga 115 akuzat lidhur me shkeljet e rregullave financiare të Premierligës.

Shkeljet lidhen me periudhën 2009–2018, ndërsa tani pritet vendimi përfundimtar për dënimin. Klubi mund të përballet me gjobë, zbritje të konsiderueshme pikësh, kufizime ose, në skenarin më ekstrem, përjashtim nga Premierliga.

Një penalizim i madh me pikë mund ta çojë Cityn në Championship.

Manchester City ka kundërshtuar përfundimet e komisionit dhe ka paralajmëruar ankesë, ndërsa klubet rivale po e ndjekin me vëmendje zhvillimin e situatës./04 Online/


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit