Marrëveshja e Brukselit, Ballkani strehon 100 mijë refugjatë


E hënë, 26 Tetor 2015

Bruksel – Në takimin e së dielës në Bruksel mes zyrtarëve të lartë u arrit një marrëveshje për të akomoduar përkohësisht 100,000 refugjatë në Ballkan teksa Europa lufton për t’ia dalë me fluksin e refugjatëve që ende vazhdon.

“Rreth 100,000 vende në qendrat e pritjes do t’i ofrohen migrantëve gjatë itinerarit të tyre në Ballkan duke filluar në Greqi për të ndihmuar Europën që të përballet më mirë me fluksin historik,” tha presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker të hënën.

Greqia do të akomodojë 50,000 refugjatë në kampe, ndërsa 50,000 të tjerë do të strehohen në shtetet e Ballkanit Perëndimor, siç ranë dakord liderët e Greqisë, Shqipërisë, Maqedonisë, Bullgarisë, Rumanisë, Serbisë, Kroacisë, Hungarisë, Sllovenisë, Austrisë dhe Gjermanisë.

Për ata që do të akomodohen në Greqi, Athina do të krijojnë ndërtesa për mirëpritur 30,000 të parët në fund të këtij viti, ndërsa agjencia Kombeve të Bashkuara për refugjatët, UNHCR do të përgatitë mirëpritjen e 20,000 të tjerëve.

Plani gjithashtu parashikon që zyrtarët nga agjencia e kufirit të BE, FRONTEX, do të dërgohen në kufirin mes BE dhe shteteve të Ballkanit jo në BE për të siguruar që refugjatët të regjistrohen siç duhet.

Synimi i masave ëshë të ngadalësohet fluksi i refugjatëve derisa të arrihet një marrëveshje me Ankaranë për të akomoduar më shumë refugjatë në Lindja e Mesme në Turqi.

U ra dakord gjithashtu që refugjatët që nuk do të kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare nuk do të lejohen të kalojnë kufijtë dhe se çdo vend duhet të informojë fqinjin kur transporton refugjatë në vende të caktuara përgjatë kufijve.

Kryeministri kroat Zoran Milanoviç tha se FRONTEX duhet të kontribuojë në ngadalësimin e fluksit të refugjatëve në Kroaci.

Gjatë fundjavës në Kroaci kanë hyrë një numër rekord i refugjatëve, më i madhi që ata kur filluan të kalonin në vend si një itinerar tranzit në mesin e shtatorit. Të shtunën 11,500 refugjatë hynë në Kroaci, ndërsa të dielën të paktë 9,000.

Që nga 16 shtatorit rreth 252 mijë refugjatë kanë hyrë në Kroaci.

Etiketa: , ,
Të fundit