Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Mbi 50 mijë shqiptarë do ta bllokojnë Qeverinë nëse Ahmeti bën koalicion me Gruevskin?!

Prizren Post | 22:17 - 26.01.2017

Shkup – Mbi 50 mijë qytetar shqiptar janë të gatshëm në çdo kohë të dalin çdo ditë në protesta masovike në Shkup dhe Tetovë, madje edhe të bllokojnë Parlamentin, Qeverin dhe selinë e BDI-së në Reçicë të vogël dhe Çair, nëqoftëse BDI dhe kryetari i kësaj partie vendos të koalicionoj me partinë maqedonase VMRO-DPMNE transmeton gazeta Lajm.

Të njëjtat burime thonë se shumica e qytetarëve të revoltuar shqiptar janë nga partitë e deri djeshme opozitare shqiptare. Madje ka edhe shumë simpazantë të BDI-së të cilët më janë tepër të revoltuar nga sjellja e papërgjegjshme e kryetarit Ali Ahmeti, pasi ky i fundit toleroi para një viti që të ndodh luftë urbane në Lagjen e Trimave në Kumanovë,dhe ka heshtur vazhdimisht për rastin “Monstra” ku 6 shqiptar të pafajshëm vuajn dënimin me burg të përjetshëm.

Këta dhe raste tjera të inskenuara nga pushteti i deridjeshme VMRO-DPMNE dhe BDI janë duke tensionuar situatën në Maqedoni ku me mijëra qytetar shqiptar janë të gatshëm të dalin çdo ditë në protesta masovike kundër koalicionit të ri VMRO-DPMNE dhe BDI. Gazeta Lajm mëson se këto protesta do të vazhdojn deri në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen në muajin prill. Në bazë të kësaj revolte të qytetarëve shqiptar në Maqedoni, partitë opozitare shqiptare Lëvizja BESA, LR-PDSH dhe RDK do ti marin në kontroll thuajse 70 përqind të komunave shqiptare të cilët tani drejtohen nga kryetarët prej rradhëve të BDI-së.

Protestat do të ngjallin edhe një arsye më shumë që të shpartallohet partia e Ahmetit nga skena politike në Maqedoni e cila qëndron plot 14 vite. Eshtë e qartë se komuna e Çairit, Tetovës, Haraçinës, Zhelinës, Bogovinës, Tearcës, Studeniçanit, Strugës dhe disa komuna tjera që për momentin nuk përmenden për befasi, në bazë të rezultateve zgjedhore përfundimisht do të kontrollohen nga kryetarët komunal që nuk janë nga partia e Ali Ahmetit, BDI.


Etiketa:
Arivisti Company