Mbreti Abdullah II i Jordanisë uron Shiroka-Pulën, shpreh gatishmëri për bashkëpunim me Kosovën


E mërkurë, 28 Tetor 2026
Mbreti Abdullah II i Jordanisë uron Shiroka-Pulën, shpreh gatishmëri për bashkëpunim me Kosovën

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka- Pula ka pranuar sot një letër urimi nga Mbreti Abdullah II i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, me rastin e marrjes së detyrës.

Në emër të popullit të Qeverisë së Jordanisë, Mbreti Abdullah II i ka përcjellë presidentes Shiroka-Pula urimet e përzemërta për marrjen e postit të presidentes.

Ai tutje i ka shprehur gatishmërinë e Jordanisë për ta vazhduar bashkëpunimin me Kosovën.

“Në letrën e tij, Mbreti Abdullah II ka shprehur gatishmërinë e Jordanisë për të vazhduar bashkëpunimin me Kosovën, me synimin e avancimit të marrëdhënieve të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në shërbim të të dy popujve dhe të paqes dhe prosperitetit global”, thuhet në urimin e tij.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit