Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Merkel: Duam të bashkëpunojmë me Maqedoninë

Prizren Post | 13:42 - 12.06.2014

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Shkup – Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se do ndjehej e gëzuar në rast se gjatë muajve të ardhshëm do të zgjidhej kontesti i emrit.

Ajo këtë e ka bërë të ditur për Deutsche Welle rreth asaj se cilat janë pritjet nga qeveria e re e Maqedonisë e cila pritet të marrë besimin e Parlamentit më 19 qershor.

“Ne duam që me Maqedoninë me shumë mirëkuptim të bashkëpunojmë dhe gjithsesi do të jem e gëzuar në rast se gjatë muajve të ardhshëm do të arrihet tek zgjidhja e problemit të emrit.

Kjo është diçka që nuk kemi pasur sukses”, ka thënë kancelarja gjermane Merkel. Ajo me këtë rast ka bërë të ditur se më 28 gusht në Berlin do të organizohet konferenca e vendeve të Ballkanit Perëndimor./zhurnal/


Etiketa:

Bëni një koment

Arivisti Company