Messi apo Kane? Lothar Matthäus zgjedh favoritin e tij për “Topin e Artë”


E mërkurë, 19 Gusht 2026
Messi apo Kane? Lothar Matthäus zgjedh favoritin e tij për “Topin e Artë”

Gara për “Topin e Artë” këtë vit mbetet e hapur, ndërsa legjenda e Bayern Munichut dhe Gjermanisë, Lothar Matthäus, ka bërë zgjedhjen e tij.

Matthäus beson se Harry Kane e meriton më shumë se çdo lojtar tjetër çmimin prestigjioz individual, shkruan 04 Online.

“Për mua, Harry Kane është kandidati kryesor për ta fituar ‘Topin e Artë’. Unë e shikoj të gjithë vitin, jo vetëm një ndeshje apo një turne”, deklaroi ai për “Sky Sports Germany”.

Sipas Matthäus, Kane ka treguar qëndrueshmëri të lartë gjatë gjithë sezonit dhe ka fituar dy trofe në garat vendore. Ai pranoi se sulmuesi anglez ka një mangësi: nuk arriti në finalen e Kupës së Botës dhe as në atë të Ligës së Kampionëve.

Sa u përket rivalëve, Matthäus nuk e sheh Lamine Yamal dukshëm mbi të tjerët, ndërsa për Lionel Messin, Kylian Mbappén dhe Jude Bellingham ka vlerësime më pak bindëse.

Në fund, ish-kampioni i botës ishte i qartë në zgjedhjen e tij: Harry Kane është kandidati që, sipas tij, e meriton më së shumti “Topin e Artë”./04 Online/


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit