Mësuesi i arrestuar për sulm seksual ndaj nxënëses, drejtoria në pritje të raportit për ta pezulluar


E hënë, 4 Maj 2026
Mësuesi i arrestuar për sulm seksual ndaj nxënëses, drejtoria në pritje të raportit për ta pezulluar

Një rast i rëndë ka ndodhur në Klinë ku dyshohet se një nxënëse është ngacmuar seksualisht përmes mesazheve nga një mësimdhënës.

N. Nrecaj, është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij pritet të caktohet masa e paraburgimit.

Lidhur me ngjarjen është deklaruar drejtori i Arsimit në këtë komunë Qemajl Sejdija.

Ai për Klankosovat.tv tha se janë duke pritur raportet zyrtare nga policia dhe prokuroria.

“Ende nuk e kemi asnjë raport zyrtar. Rasti është i ndjeshëm. Jemi në pritje të tyre, dhe posa t’i kemi ato do të merren masat konform rregulloreve të parapara”, deklaroi Sejdija për Klankosova.tv.

Siç mëson Klankosova.tv jozytarisht rasti ka ndodhur të dielen.

Mësimdhënësi dyshohet për ngacmim seksual ndaj nxënëses në Klinë, pritet masa e paraburgimit


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit