Mike Pence fillon turneun në Amerikën Latine


E hënë, 14 Gusht 2017

Zotin Pence në qytetin Kartagjena mbrëmë vonë e ka pritur lideri i Kolumbisë, Juan Manuel Santos.

Turneu i zyrtarit të lartë amerikan në Amerikën Qendrore dhe Jugore, po bëhet në periudhën pasi presidenti amerikan, Donald Trump, para dy ditësh tha se nuk e përjashton “opsionin ushtarak” në përgjigje të krizës politike në Venezuelë.

Ministria e Jashtme e Kolumbisë e ka dënuar deklaratën e Trumpit, duke theksuar se i kundërshton çfarëdo masash ushtarake.

Gjatë një konference për gazetarë, zoti Santos tha se i ka thënë zëvendëspresidentit Pence, se Shtetet e Bashkuara as që duhet të mendojnë për ndonjë aksion ushtarak në Venezuelë.

“Derisa miqtë duhet t’ia thonë njëri-tjetrit të vërtetën, unë i kam thënë zëvendëspresidentit Pence se mundësia e intervenimit ushtarak, as që duhet të merret në shqyrtim, as në Kolumbi e as në Amerikën Latine”, tha Santos.

Etiketa: , ,