E enjte, 24 Gusht 2023
PRISHTINË – Ministresha e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një videoje të publikuar të enjten në llogarinë e saj në Facebook ka hedhur dyshime mbi punën e Prokurorisë Speciale.
Haxhiu ka folur për një pronë në qytetin e Vushtrrisë që sipas saj i takon dikasterit që udhëheqë, por që i është dhënë për 10 vite në shfrytëzim një personi fizik nga ish-ministri i Drejtësisë dhe ish-drejtori i burgjeve.
Ajo ka thënë se auditori i brendshëm i ministrisë ka gjetur se kontrata është lidhur pa asnjë bazë ligjore dhe kushtetuese.
“Për çfarë dhe për kë po punon Prokuroria Speciale?”, ka shkruar Haxhiu, duke akuzuar Prokurorinë e Shtetit se ka krijuar precedent të rrezikshëm, meqë nuk e ka konsideruar vepër penale rrënimin e objektit të ish-hotelit Vicianum.
Haxhiu ka thënë se në Prokurori dhe Polici kanë bërë edhe shumë denoncime të tjera, por që deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim.
Shikoni reagimin e plotë të saj:
Etiketa: Aktuale, Albulena Haxhiu, Kosovë, ministria e drejtesise, Prokuroria Speciale, Vushtrri