Ministri italian dyshon që BE-ja do të mbijetojë


E premte, 22 Qershor 2018

Romë – Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, shprehu dyshimet e tij nëse Bashkimi Europian, i ndarë thellë për migracionin dhe çështje të tjera, do t’i mbijetojë ngjarjet e vitit të ardhshëm.

“Brenda një viti do të shihet nëse do të vazhdojë të ekzistojë një Europë e bashkuar ose jo”, tha Salvini, anëtar i partisë anti-migrim Liga, për javoren gjermane Der Spiegel.

“Do të bëhet e qartë në bisedimet e ardhshme të BE-së për buxhetin dhe para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian më 2019 nëse e gjitha është bërë e pakuptimtë”, tha ai.

Qeveria e re populiste në Romë i akuzon anëtarët e tjerë të Bashkimit Europian për braktisjen e Italisë, e cila vazhdon të përballet me flukse migrantësh që bëjnë udhëtimin e rrezikshëm nga Afrika, përmes Detit Mesdhe, në Evropë.

“Nuk mund të pranojmë më as edhe një person. Përkundrazi, duam t’i largojmë disa”, tha Salvini.

Etiketa: , ,