Mitingu më i madh në historinë e Republikës së Turqisë


E hënë, 17 Qershor 2013

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan, pas protestave të bëra në Parkun Gezi këto 20 ditët e fundit, doli në një miting të organizuar nga partia e tij dega në Stamboll me moton Respekto vullnetin e popullit.

Miting me mbi 1 milion të pranishëm

Erdogan dje ne Ankara kishte mbajtur një miting para një numri të madh njerëzish. Ndërsa sot foli para një numri shumë më të madh në Stamboll. Erdogan e filloi mitingun duke i përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit dhe më pas të gjithë vendet nga ku u përkrah qeveria e tij, në mesin e tyre e falenderoi edhe Prizrenin. Erdogan i dha këto selame nga zemra për të gjithë miqtë anembanë kontinenteve nga kryeqyteti i Perandorisë Osmane.

“Dje e thash edhe në Ankara, dhe sot po e them edhe këtu: Nëse dikush don ta shikojë fotografinë e Turqisë, le të shikojnë këtu”-tha Erdogan duke iu drejtuar mediave ndërkombëtare. “BBC, CNN, REUTERS edhe këto fshihni. Prej ditësh duke treguar lajme të sajuara mundoheni ta tregoni Turqinë para botës më ndryshe. Ky nuk është ai popull që ju e prezantuat para botës. Ky nuk është ai popull që i bie tavave dhe tenxhereve”. Ndër të tjera Erdogan shtoi se “Pranvera turke” ka ndodhur më 3 shtator 2002, datë kjo kur partia e tij për Zhvillim dhe Drejtësi(AKP) erdhi në pushtet e jo tani./Prizrenpost/

Etiketa: ,
Të fundit