Mogherini: Kërkoj nga presidenti që ta kthejë vendimin dhe ta ndajë mandatin


E enjte, 2 Mars 2017

Shkup – Federica Mogherini ka folur para gazetarëve pas takimit me kryetarët e partive politke në Maqedoni, e cila tha se vizita e saj vjen pas një situate të rëndë politike.

Ajo i bëri thirrje presidentit Ivanov të reflektojë dhe ta kthejë vendimin dhe të ndajë mandatin. Mogherini gjatë kësaj thirrje citoi edhe një nen të Kushtetutës së Maqedonisë, që sipas saj obligon presidentin ta ndajë mandatin për partinë e dytë fituese, njofton Telegrafi Maqedoni.

[youtube ANK_FsJ790s]

“Me kryetarët folëm rreth takimeve të ardhshme që do të jenë në Maqedoni. Presidenti Ivanov të reflektojë mbi vendimin që mori dhe deri të hënën të japë mandatin për formimin e qeverisë së re shumicës parlamentare. Partitë të mbahen nga çfarëdo retorike nxitëse që mund të çojë vendin në një konflikt ndëretnik dhe politik. Aktorët politik duhet të kenë parasysh që Maqedonia është shtet multietnik dhe të drejtat e të gjithëve duhet të respektohen. Për ato që më njohin, unë jam promotore kryesore e integrimit të te gjithë rajonit në strukturat e Be-së.Shpresoj, që çdo njëri do të jap maksimumin për dalur nga kjo situatë. Është përgjegjësi e politikanëve që të sigurojnë jetë më të mirë për qytetarët.”, deklaroi Mogherini.

Etiketa:
Të fundit