Ndodh edhe kjo: Sociologu nga Fushë Kosova, punësohet mësimdhënës i matematikës


E hënë, 31 Korrik 2017

Pas analizimit të raporteve të auditimit, KALLXO.com ka vërejtur një rast interesant që është evidentuar nga Auditori.

Kjo ka ndodhur në Komunën e Fushë Kosovës.

“Komuna e Fushë Kosovës ka angazhuar me vendim dy mësimdhënës për lëndët e Gjuhës Shqipe dhe Matematikë në shkollën fillore e mesme e ulët ‘’Selman Riza‘’, në kohëzgjatje prej tre muajsh. Njëri mësimdhënës me kualifikim Bachellor i Sociologjisë është pranuar për lëndë të matematikës. Në anën tjetër, të punësuarve nuk u janë paguar kontributet pensionale dhe tatimi në pagë, siç kërkohet me Ligjin për tatimin në të ardhurat personale nr. 03/L-161”, thuhet në raportin e Auditorit.

Etiketa: ,
Të fundit