Në Kosovë nuk ka “Islam politik”, thjeshtë mund të ketë rritje të pjesmarrjes së besimtarëve në politikë


E hënë, 30 Maj 2016
Sali LAJÇI

Sali LAJÇI

Në Kosovë nuk ka “Islam politik”, thjeshtë mund të ketë rritje të pjesmarrjes së besimtarëve në politikë(ndër të tjera, për t’a mbrojt nga fundamentalistët sekular të drejtën e praktikimit të besimit)

Në emisionin Zona Express me autor islamofobin Leonard Kerquki, ndër të tjera thuhet : “Ferid Agani përfaqsues i ‘islamit politik”‘!!!
Çfarë analfabetlleku, çfarë idiotësie…!

Tre gjëra duhet t’i ketë parasysh ai:

1. Ferid Agani është përfaqësues i Partisë së Drejtësisë(Parti politike demokratike pakëz më konservatore se tjerat) e nuk është asnjë lloj përfaqësuesi i islamit apo myslimanëve(jo pse nuk ka kredenciale, por as nuk ka kërku e as nuk ka hy me atë profil) kaq!

2. Islami nuk ka mbiemra, se mbiemer është vet. Pra ka islam dhe nuk ka “islam politik”, mund të ketë politikë me principe islame, që janë ndershmeria, llogaridhënia, drejtësia, transparenca, etj. E nese ky me islam politik nënkupton angazhimin e Feridit apo të kësaj partie për mbrojtjen e të drejtave të besimtarëve mysliman, që me e praktiku lirisht dhe pa penguar fenë e tyre, kjo sa unë e di është demokraci.

3. Pra, në këto rrethana ‪nuk‬ kemi në Kosovë ‘islam politik’ por kemi rritje të pjesmarrjes së besimtarëve mysliman në politikë(dhe atë, edhe nga deshira me i shërby me ndërshmeri vëndit, por sigurisht edhe sepse u detyruan me zor me i hi politikës për me i realizu të drejtat e tyre që i garanton demokracia, pasiqe pushteti në menyrë sistematike ua mohonte disa të drejta) dhe nese veç prezenca e tyre në vendimmarrje dhe dukja apo profili i tyre po e bëka punën me u quajt islam politik atëherë pse ju pengon? ‘islami politik’ dhe demokracia qënkan ‪një‬!!!

Këta shpifës apo analfabet funksional do të kishin një gjysmë të drejte t’i thonin kështu, nese përsoni në fjalë do kishte shpallë në platformë të partisë që synon vendosjen e sheriatit në Kosovë nese i fiton zgjedhjet dhe nese elektorati i tij do i kishte dhënë votën me atë platformë do të mund të quhej përfaqësues i atij profili, por ketë nuk e ka berë, dhe PD është një parti demokratike, qe i pranon të gjitha rregullat e këtij sistemi dhe nuk ka qellim ndrrimin e tij, pra vepron konform legjislacionit të vëndit dhe rregullave demokratike dhe të vetmet dallime me partitë tjera i ka se kjo parti deshiron me e ruajt(konzervu) tradicionalen dhe një pjesë e njerëzve aty janë praktikant të besimit islam, dhe normalisht mbrojnë fuqishëm të drejtën demokratike të praktikimit të besimit për secilin qytetar!

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.